Dëmtohet busti i heroit Shkëlzen Haradinaj

03 dhjetor 2018 | 09:56

Mbrëmë nga persona të pandërgjegjshëm në qytetin e Pejës, është dëmtuar busti i heroit të kombit, Shkëlzen Haradinaj.

Ende nuk dihet se kush e ka bërë dhe cili ka qenë motivi i këtyre keqbërësve, por një gjë dihet, ata që dëmtojnë bustet e heronjëve, ata kanë goditur edhe UÇK-në.

Këtë rast përmes rrjetit social “Facebook” e ka bërë me dije bashkëluftëtari i heroit Shkëlzen Haradinajt, Naim Lushi.

Postimi i plotë i tij:

Dëmtimi i bustit të heroit Shkelzen Haradinaj në Pejë, për të dytën herë, jo vetëm që është akt i turpshem dhe qyqarë, por është edhe fakt shumë shqetësues sidomos tani, në kohën kur Qeveria e Kosovës po ndërmerr veprime më të fuqishme në kundërshtim të politikave bllokuese e destabilizuese të Serbisë në raport me neve.

Shkelzen Haradinaj nuk është vetëm vëllai i Ramushit, që të goditet në këtë mënyrë, mbase për inat të tij, por është përsonifikimi më thelbësorë i luftës dhe sakrificës për liri, prandaj ata që e kanë bërë këtë, kanë ngritur dorë pikërisht mbi ato virtyte të çlirimit. Është vështirë të besohet që prapa këtij akti, në një mënyrë apo tjetrën, nuk janë pikërisht ata të cilët haptas po kundërshtojnë dhe po përpiqen të godasin pas shpinde masen 100% të taksës ndaj prodhimeve të Serbisë dhe, është për t’u habitur se si ky rast po koinçidon në datë me ditlindjen e Ibrahim Rugoves.

Megjithse nuk pres nga organet komunale që të ndërmarrin qfarëdo veprimi në mbrojtjen e këtyre vlerave sepse nuk është “specialitet” i tyre, është tejet me interes që të gjinden ata keqbërës që kanë kryer këtë akt dhe të zbulohen motivet që i kanë shtyer ta bëjnë atë. Jam i bindur se kjo do të ndikonte në sigurinë e përgjithshme, sepse nuk besoj se ky është thjesht një akt vandalizmi i kryer pa ndonjë qëllim.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë…