Dëmtohet fusha e shahut në Suharekë, Muharremaj kërkon ruajtjen e hapësirave publike

13 gusht 2019 | 15:28

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune që të përkujdesen për hapësirat publike.

Muharremaj duke komentuar dëmtimin e fushës së shahut në Suharekë, ka thënë se kjo fushë do të rregullohet sërish.

“Kjo pamje nuk na nderon. Kujdesi për hapësirat publike duhet ta bëjë secilin të vëmendshëm. Kjo fushë e shahut ishte me pamje më të mirë, por nga persona të pandërgjeshëm është dëmtuar. Mirëpo ne nuk e humbim shpresën. Kjo do të rregullohet sërish. Dhe, sërish do të kemi shtesë hapësira të gjelbra dhe parqe për të gjitha moshat, kudo ku janë të nevojshme. Sepse qytetarët e meritojnë dhe obligimi ynë është përkushtimi për të t’u shërbyer me vullnet dhe gatishmëri kudo ku kërkohet”, ka thënë Muharremaj.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka pranuar…