Haradinaj pranon letër falënderimi nga presidentja e BE-së Ursula von der Leyen

13 gusht 2019 | 15:27

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka pranuar letër falënderimi nga presidentja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, pas urimin të tij për zgjedhjen e saj në krye të BE-së.

Haradinaj përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se përmes kësaj letre, presidentja e zgjedhur e Bashkimit Evropian, riafirmon se Ballkani Perëndimor do të jetë në fokus të agjendës së saj.

“Përmes kësaj letre, presidentja e zgjedhur e Bashkimit Evropian, riafirmon se Ballkani Perëndimor do të jetë ne fokus të presidentes, dhe që bashkërisht ta ndërtojmë të ardhmen. Siç e kam thënë në urimin tim, kam besim të plotë që Bashkimi Evropian nën udhëheqjen e saj, do ta kthejë Kosovën në dinamikat e duhura integruese evropiane. Ne mirëpresim qëndrimin e znj. Von der Leyen, se ne kemi të përbashkët historinë dhe të ardhmen dhe ne jemi të gatshëm që së bashku t’i tejkalojmë sfidat”, ka thënë Haradinaj.

“Qëndrimi ynë tashmë është i qartë: Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte deri në arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe besoj që Bashkimi Evropian do të reflektojë për shkaqet e devijimit të dialogut dhe do të intensifikojë përpjekjet në evitimin e temave, siç është shkëmbimi i territoreve e që shpijnë në destabilizim e rajonit tonë”, ka deklaruar Haradinaj.

Fotografia e Ramush Haradinaj

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka bërë…