Dënimi për sulmin Banjska, Haxhiu: Sot foli rendi kushtetues i Kosovës

24 prill 2026 | 15:38

Ushtruesja e detyrës së presidentit dhe njëherësh edhe kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka thënë se me aktgjykimin e shpallur sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ku Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq me 30 vjet burgim për sulmin terrorist në Banjskë, sot foli rendi kushtetues i Kosovës, të cilin rreshteri Afrim Bunjaku e mbrojti deri në fund.

“Ky vendim është dëshmi se sulmi ndaj Policisë së Kosovës, ndaj rendit kushtetues dhe ndaj sigurisë së vendit tonë nuk do të mbetet pa ndëshkim. Megjithatë, drejtësia për sulmin terrorist në Banjskë nuk përfundon këtu. Ajo përmbyllet vetëm kur të gjithë përgjegjësit në krye me terroristin Millan Radoiqiq të dalin para drejtësisë. Lavdi Afrim Bunjakut, heroit tonë!”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarve…