Denis Behrami sjell këngën më të re ‘Falma mu’ (video)

12 qershor 2021 | 17:01

Denis Behrami nga Drenica ka lansuar këngën e tij të dytë të titulluar “Falma mu”, një këngë që pritet të jetë e pëlqyer dhe ta bëjë verën më të nxehtë.

Denisi ka treguar se kënga e parë Dancing është pëlqyer dhe mirëpritur shumë nga fansat.

“Vullneti dhe dëshira për të vazhduar më shtyn të sjelli projektin tim të dytë dhe nuk do të ndalem më kaq. Së shpejti jam duke përgatitur edhe një këngë tjetër që do të jetë duet shumë i pëlqyer dhe kjo le të jetë surpriz e adhurusve të muzikës sime”, ka thënë Denisi për gazetën “Epoka e re”.

Ai ka edhe një porosi për fansat e tij.

“Ju përshendes juve si medium dhe gjithë ata që na përkrahin dhe na japin hapësirë për promovimet tona. Gjithashtu i përshendes të gjitë fansat dhe i lus të klikojnë sa më shumë, sepse nuk do të zhgënjehen me projektet e mia”, ka theksuar Denisi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lajm i jashtëzakonshëm ka ardhur nga Kroacia, aty ku…