Historike: Një rus që garon për Shqipërinë fiton medaljen e artë në gjimnastikë

12 qershor 2021 | 16:04

Një lajm i jashtëzakonshëm ka ardhur nga Kroacia, aty ku në qytetin e Osijekut po zhvillohet kampionati i botës në gjimnastikë.

Shqipëria ka fituar medaljen e arit me gjimnastin Matvei Petrov.

Trajneri i tij Alon Hasa bëri të ditur lajmi e madh për vendin tonë. Ky sukses i Matvei vjen pas fitimit të kampionatin europian.

Matvei është rusi që garon për Shqipërinë dhe po mban lart flamurin e Shqipërisë në botë.

Matvei dhe Aloni janë bërë dy ambasadorë të shkëlqyeshëm të gjimnastikës, ndërsa synimi madhor janë lojërat olimpike në Tokio, ku Matvei pretendon medalje ari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mendurim Hoti, Xhevdet Shabani dhe Bleart Tolaj janë zyrtarisht futbollistë…