Dënohen katër ushtarakët e arrestuar, kishin vjedhur armë në Pashaliman

18 dhjetor 2019 | 16:16

Gjykata e Vlorës ka dënuar 4 punonjësit e arrestuar disa muaj më parë për vjedhjet e armëve të ndodhura në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Ardit Ramaj është dënuar me 16 muja burg, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. 16 muaj burg ka dhënë Gjykata e Vlorës edhe për të arrestuarin tjetër, Lesko Ramosaco ndërsa 20 muaj për Ervis Memsulaj.

Për Edlir Nelajn është dhënë dënimi me 12 muaj për të cilin është konvertuar në 200 orë punë në interes publik.

Vendimi është marrë në Gjykatën e Shkallës së parë Vlorë me gjyqtare Viola Canaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj,…