Dënohet Ibra

13 prill 2021 | 15:09

Vetëm një javë skualifikim për Zlatan Ibrahimoviq. Sulmuesi i Milanit, duhet të paguajë edhe një gjobë prej 5 000 eurosh pas ndëshkimit me karton të kuq nga arbitri Maresca në minutën e 60-të kundër Parmës.

“Bëri një veprim provokativ, kritika dhe mos respekt ndaj gjyqtarit të ndeshje”, shkruhet në motivacionin e Gjykatës Sportive për dënimin e suedezit.

Në këtë mënyrë kuqezinjtë humbasin shërbimet e Ibrahimoviq për duelin ndaj Genoas që do të luhet të dielën në orën 12:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…