Dënohet me 12 vjet burgim zyrtar i lartë i Inteligjencës ukrainase, spiunonte te rusët

14 gusht 2023 | 17:02

Një zyrtar i lartë i inteligjencës ukrainase, Valery Shaitanov, është dënuar me 12 vite burg pasi u shpall fajtor për spiunazh për Rusinë, ka thënë zyra e prokurorit të përgjithshëm. Raportet sugjerojnë se Shaitanov kishte transmetuar informacion në Rusi për 30 vite.

Shaitanov ishte arrestuar në prill 2022 pasi u gjetën “prova të pamohueshme” se ai kishte planifikuar “akte terroriste” në Ukrainë në këmbim të 200 mijë dollarëve dhe një pasaportë ruse.

Besohet se ai kishte për detyrë të kryente një atentat të një anëtari të lartë të ushtrisë së Republikës Çeçene të Ichkeria.

“Ish-gjenerali i SBU-së dënohet me 12 vite burg për tradhti të lartë dhe tentativë për akt terrorist në interes të shtetit agresor Rusisë”, thuhet në një deklaratë.

Zyra vazhdon të deklarojë se ishte vërtetuar në gjykatë se ai kishte transmetuar informacion tek shërbimet ruse të sigurisë dhe se ai i ndihmoi ata të kërkonin agjentë të mundshëm të dyfishtë brenda inteligjencës ukrainase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në…