Denveri kualifikohet në gjysmëfinale

28 prill 2019 | 13:48

Denveri është ekipi i katërt gjysmëfinalist në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 90-86 që arriti ndaj San Antonios, në sfidën e shtatë çerekfinale mes tyre. Një përballje shumë e fortë kjo mes dy ekipeve, që deri në fund luajtën për fitore (Denver fitoi 4-3 serinë).

Skuadra e Denverit e meritoi fitoren, duke qenë gjatë gjithë ndeshjes në epërsi, duke u shkëputur deri në 17 pikë (Murray 23 pikë). Një ndeshje e mirë e Jokiq, që realizoi një “triple double” për Denverin, 21 pikë, 15 rebound e 10 asistime, raporton ‘telesport’.

Në Lindje kanë nisur ndeshjet gjysmëfinale, ku Toronto fitoi 108-95 ndaj Philadelphias në sfidën e parë. Ndeshje e dominuar nga skuadra kanadeze, që u shkëput deri në 20 pikë, duke mos e vënë në diskutim fitoren. Leonard ishte magjik në këtë sfidë, duke realizuar 45 pikë e 11 rebound, mbështetur edhe nga Siakam me 29 pikë.

Konferenca e Perëndimit – Çerekfinale “play-off”

1-8 Golden State – Clippers              (4-2)
4-5 Houston – Utah Jazz                             (4-1)
3-6 Portland – Oklahoma                            (4-1)
2-7 Denver – San Antonio       90-86 (4-3)

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale “play-off”

Milwaukee – Boston
Toronto – Philadelphia   108-95 (1-0)

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale “play-off”

Golden State – Houston
Portland – Denver

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…