Hoti: Samiti i Berlinit do ta mbyllë idenë për korrigjim të kufijve

28 prill 2019 | 13:48

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka vlerësuar se Samiti i Berlinit mundëson një dinamikë të re për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, ky samit do ta mbyllë idenë për korrigjimin e kufijve.

Hoti ka deklaruar se Kosovës i duhet një marrëveshje me Serbinë që e bënë përgjithmonë të pamundshëm konfliktin në mes të dy shteteve, siguron njohjen reciproke dhe se Serbia merr përgjegjësinë për krimet e bëra në Kosovë.

“Samiti i Berlinit është ngjarje me rëndësi për të filluar një dinamikë të re drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore në gjithë Ballkanin Perëndimor. Duke e ditur qëndrimin e Gjermanisë lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, besoj se plani i mbrapshtë për korrigjim të kufijve do të mbyllet si ide. Neve na duhet një marrëveshje me Serbinë që e bënë përgjithmonë të pamundshëm konfliktin në mes të dy shteteve, siguron njohjen reciproke dhe Serbia merr përgjegjësinë për krimet e bëra në Kosovë. Duke e korrigjuar kufirin nuk sigurohet një marrëveshje e tillë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave nga fillim viti i viti 2018 në…