Denveri bën detyrën dhe i afrohet gjysmëfinaleve, Milwaukee e Memphis rikthejnë ekuilibrat

20 prill 2023 | 12:03

Denveri nuk gabon në dy ndeshjet e luajtura në fushën e tij, duke mposhtur me rezultat 122-113 Minnesotan dhe udhëheq 2-0 serinë e çerekfinaleve në Perëndim.

Edhe pse Edwards realizoi 41 pikë për miqtë, ato s’mjaftuan për të fituar. Për Denverin u dalluan Murray me 40 pikë e Jokiq me 27 pikë. Skuadra e Milwaukee hakmerret ndaj Miami, duke fituar me rezultat 138-122 në ndeshjen e dytë dhe

barazon në 1-1 serinë e takimeve. Shtatë lojtarë të Milwaukee realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën në parket, ndërkohë që nuk luajti Antetokounmpo, i dëmtuar në ndeshjen e parë. Barazim 1-1 me ndeshje edhe në duelin mes Memphisit dhe Lakersave, me të parët që fituan me shifrat 103-93, duke rikthyer ekuilibrat. LeBron James realizoi 28 pikë e 12 rebound, por i vetëm e pati të vështirë të mposhtë Memphisin, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë.

“Play-off” Çerekfinale – Konferenca e Lindjes

Philadelphia – Brooklyn         (2-0)
Boston – Atlanta                      (2-0)
Cleveland – New York             (1-1)
Milwaukee – Miami                 138-122 (1-1)

“Play-off” Çerekfinale – Konferenca e Perëndimit

Sacramento – Golden State      (2-0)
Memphis – Lakers                      103-93 (1-1)
Phoenix – Clippers                      (1-1)
Denver – Minnesota                    122-113 (2-0)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Pingpongut Priping në bashkëpunim me ITTF Foundation shënon…