Priping organizon turnir për Ditën Botërore të Pingpongut

20 prill 2023 | 11:58

Klubi i Pingpongut Priping në bashkëpunim me ITTF Foundation shënon ditën botërore të pingpongut duke organizuar turneun e hapur për organizatat dhe bizneset e regjistruara në Kosovë, andaj kemi kënaqësinë të ju ftojmë të bëheni pjesë e hapjes zyrtare të turneut “Ping Pong Business Tournament – WTTD”, i cili do të fillon me datë 23 prill, në ora 10:00, në sallën e pingpongut, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

KPP Priping dhe ITTF Foundation në kuadër të Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të njohura edhe si qëllime globale, me këtë organizim synojnë të kontribuojnë në thirrjen universale për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar paqen dhe prosperitetin për të gjithë.

Motoja e Ditës Botërore të Pingpongut është “23 April 2023: Think Sustainably, Act Now”, ku me mjetet e mbledhura do të mbjellën disa drunjë në bashkëpunim më Komunën e Prishtinës dhe Hortikulturën.

17 Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm janë të integruara, duke pranuar se ndërhyrjet në një fushë do të ndikojnë në rezultatet në fushat e tjera, dhe zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë mjedisore, ekonomike dhe sociale.

Eventi në Prishtinë është një nga qindra eventeve që shënohen mbarë botës për të kremtuar Ditën Botërore të Pingpongut.

Andaj kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në këtë event dhe do të ishim shumë mirënjohës nëse mund të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj.

Mezi presim të festojmë Ditën Botërore të Pingpongut në 23 Prill 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lufta në Ukrainë vazhdon të marrë shumë jetë e prej…