Denveri “deklason” kampionët, fitojnë edhe Lakers dhe Milluoki

03 shkurt 2023 | 11:40

Skuadra e Denverit riktheu kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores së thellë 134-117 ndaj kampionëve në fuqi të Golden Stejtit. 6 lojtarë të Denverit, realizuan mbi 17 pikë, ku u dalluan Marej me 33 pikë e Nikolla Jokiç me një “triple double” (22 pikë, 14 kërcime dhe 16 asiste). Për Uarriors, ishte Stefon Kerri më efikas me 28 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

Fitore në frymën e fundit për Lejkersin, që mundën 112-111 Indiana Pejsersin jashtë fushe. Dejvis me 31 pikë e 14 kërcime, si dhe Lebron Xhejms me 26 pikë, ishin më të mirët në fushë për kalifornianët. Moment të mirë po kalon Miluoki, që mposhti 106-105 Klipers, ndeshje e vendosur në fundin e saj. Ndeshje e jashtëzakonshme për Antetokounmpo, që realizoi 54 pikë e 19 kërcime.

Nju Orlins ka hyrë në krizë, duke pësuar humbjen e dhjetë radhazi, pasi u mund 111-106 nga Dallasi. Për teksanët u dallua Luka Donçiç me 31 pikë. Ekipi i Nju Jorkut, falë 30 pikëve të Barrett dhe 23 pikëve të Randle, mundi 106-104 Majamin (Adebajo 32 pikë). Çikago mposhti 114-98 rivalët e Sharlotit, ku protagonist ishte stoli, nga ku erdhën 42 pikë për Çikago  Bulls.

 

NBA – Rezultatet

 

Indiana – Lejkers 111-112

 

Klivlendi– Memfisi, 128-113

 

Nju Jork – Majami 106-104

 

Çikago – Sharloti 114-98

 

Dallasi – Nju Orlins 111-106

 

Denveri – Golden Stejt, 134-117

 

Milluoki – Klipers, 106-105

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës nuk është e kënaqur me pagat e…