Denveri e Milwaukee mbrojnë kreun në Konferencat përkatëse, avancojnë Lakersat

23 mars 2023 | 13:07

Skuadra kampione e Golden State mposhti me rezultat 127-125 rivalët e Dallasit, duke qëndruar në zonën “play-off” në Perëndim.

Ndeshje e ekuilibruar deri në fund, ku për Warriors u dalluan Kuminga me 22 pikë e Curry me 20 pikë e 13 asistime. 30 pikët e Luka Donqiq për Dallasin mbetën për statistikë.

Fitore të rëndësishme arriti edhe ekipi i Lakersave, që mundi me rezultat 122-111 Phoenixin. Devin Booker realizoi 33 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan për të fituar. Për Lakersat u dalluan Davis me 27 pikë, Russell me 26 e Reaves me 25 pikë. Memphisi, falë 37 pikëve e 10 rebound të Jaren Jackson, mundi me shifrat 130-125 Houstonin (Green 32 pikë) Denverin konsolidon pozitat në krye të renditjes në Perëndim pas fitores me shifrat 118-104 ndaj Washingtonit. Nikola Jokiq protagonist me 31 pikë e 12 rebound.

Fitore të lehtë arrin Milwaukee, që mbron kreun në Lindje pas fitores me shifrat 130-94 ndaj San Antonio (Antetokounmpo 31 pikë e 14 rebound), ndërsa Miami mundi 127-120 New York (Butler 35 pikë).

Rezultatet

Washington – Denver      104-118
Dallas – Golden State       125-127
Miami – New York            127-120
Toronto – Indiana             114-118
Chicago – Philadelphia    91-116
Memphis – Houston         130-125
Milwaukee – San Antonio 130-94
Minnesota – Atlanta          125-124
Utah Jazz – Portland         115-127
Lakers – Phoenix                122-111

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, është dëgjuar duke fyer rendë…