Denveri kap finalet në Perëndim, Bostoni e Philadelphia shkojnë në ndeshjen e shtatë

12 maj 2023 | 12:01

Bostoni barazoi 3-3 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale ndaj Philadelphias në Konferencën e Lindjes, pas fitores me rezultat 95-86 në takimin e gjashtë. Edhe pse Philadelphia luante në fushën e saj nuk arriti ta shfrytëzojë këtë avantazh.

Një ndeshje ku mbrojtja bëri diferencën, ku për Bostoni u dalluan Smart me 22 pikë e Tatum me 19, ndërkohë që për Celtics luajtën vetëm 7 lojtarë. Për Philadelphian, Embiid e Maxey realizuan nga 26 pikë secili, por që s’mjaftuan për të fituar e shkuar në finalet “play-off” në Lindje.

Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Denverit bëhet ekipi i parë finalist, pas fitores me rezultat 125-100 në fushën e Phoenixin, duke fituar 4-2 serinë. Një ndeshje pa histori, e dominuar nga miqtë, që e merituan fitoren e kualifikimin.

Tjetër ndeshje e mirë për Nikola Jokiq, që realizoi sërish “triple double”, me 32 pikë, 10 rebound e 12 asistime, mbështetur nga Murray me 26 pikë e Pope me 21 pikë. Për Phoenixin, Payne realizoi 31 pikë e Durant 23, ndërkohë që zhgënjeu Booker.

Konferenca e Lindjes, “Play-off” – Gjysmëfinale

Boston – Philadelphia                     95-86 (3-3)
New York – Miami                                       (2-3)

Konferenca e Perëndimit, “Play-off” – Gjysmëfinale

Denver – Phoenix                             125-100 (4-2)
Golden State – Lakers                                       (2-3)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me…