Denveri në epërsi ndaj Miamit

08 qershor 2023 | 11:02

Denver, 8 qershor – Denver Nuggets ka fituar në udhëtim ndaj Miami Heat me rezultat 109-94 në ndeshjen e tretë finale të “play-off”-it në NBA.

Përballja e tretë e zhvilluar në “Kaseya Center” i ka takuar Denver Nuggets, të cilët kanë rikthyer epërsinë në finale me rezultat 2-1.

Çereku i parë i ndeshjes ishte krejtësisht i barabartë, duke përfunduar me rezultat 24-24, ndërsa në çerekun e dytë Nuggets ishin për një nuancë më të mirë. Mysafirët arritën ta fitojnë 12 minutëshin e dytë me rezultat 29-24 duke shkuar në pushim me epërsi prej pesë pikësh apo rezultat 53-48. Në çerekun e tretë, Nuggets vazhduan me lojë të mirë dhe ngritën epërsinë, pasi fituan 29-20 dhe çuan rezultatin në 81-68.

Edhe 12 minutëshi i fundit foli në të mirë të mysafirëve pasi fituan me rezultat 27-26 apo me rezultat të përgjithshëm 109-94. Dy lojtarët më të dalluar te Nuggets ishin Luka Jokiq me 32 pikë, 21 kërcime e 10 asistime dhe Jamal Murray me 34 pikë, 10 kërcime e 10 asistime.

Te Miami më të dalluarit ishte Jimmy Butler me 28 pikë dhe Bam Adebayo me 22 pikë e 17 kërcime. Ndeshja e katërt zhvillohet pas dy ditësh apo më saktë në mëngjesin e së shtunës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emër të grupit punues për reformën e Ligjit për…