Denveri shfrytëzoi mungesën e Hardenit dhe mposhti Houstonin

27 janar 2020 | 15:20

Është shumë e vështirë të flasësh për ndeshjet e NBA-së pas asaj që i ndodhi legjendës së basketbollit, Kobe Bryant. 26 janari është dita kur bota e sportit u trondit nga ndarja e parakohshme nga jeta e “Black Mambas”.

Liga Amerikane, pavarësisht kërkesës së disa skuadrave për të kundërtën, vendosi që ndeshjet të zhvilloheshin sipas programit, me moton “The Show must go on”. Skuadrat e para që zbritën në parket ishin Denver Nugget dhe Houston Rockets, me skuadrën nga Colorado që fitoi 117-110, e udhëhequr nga serbi Nikola Jokiq, autor i një “triple double”: 24 pikë, 12 “rebound” dhe 11 asistimeve. Ndihmë të madhe në këtë sukses të Nuggets dha me 25 pikë edhe Jerami Grant. Për Rockets, që nuk kishin në dispozicion James Harden, spikati me 32 pikë Russell Westbrook, por pa mundur të shmangnin humbjen. Prekëse ajo që ndodhi mes San Antonio Spurs dhe Toronto Raptors, me të dyja skuadrat që lanë të kalonin 24 sekonda në kontrollin e parë të topit, si homazh për Kobe Bryant, që para se të tërhiqej nga basketbolli mbajti veshur fanellën me numër 24. Sa i përket rezultatit, fituesit në fuqi të NBA-së u imponuan 106-110, me Pascal Siakam, autor të 35 pikëve.

New Orleans Pelicans mposhtën në sfidën e shtëpisë Boston Celtics 123-108. Shënuesi më i mirë rezultoi Jrue Holiday më 25 pikë, ndërsa Zion Williamson dha një tjetër performancë të mirë duke regjistruar “double double”: 21 pikë e 11 “rebound”. Për Celtics spikati me 35 pikë Kemba Walker. Kawhi Leonard, autor i “double double” (31 pikë 14 “rebound”, frymëzoi Los Angeles Clipper për të fituar 97-112 në parketin e Orlando Magic. Ndeshje me pikaverash të lartë në “State Farm Arena”, ku Atlanta Hawks mposhtën Washington Wizards me rezultatin 152-133. Trae Young fitoi sfidën brenda sfidës me Bradley Beal, duke shënuar plot 45 pikë dhe dhënë 14 asistime (Beal reziloi 40 pikë). Tjetër paraqitje “monstruoze” e Damien Lillard, që udhëhoqi me 50 pikë e 13 asistime drejt suksesit 139-129 Portlad Trail Blazers ndaj Indiana Pacers, ndërsa New York Knicks fituan derbin e New Yorkut ndaj Brooklyn Nets me rezultatin e ngushtë 110-97. Vendimtar në këtë sukses të Nicks Julius Randle, që e mbylli takimin me “double double”: 22 pikë e 15 “rebound”. /SS/

Rezultatet

Denver Nuggets-Houston Rockets             117-110
San Antonio Spurs-Toronto Raptors         106-110
Atlanta Hawks-Washington Wizards         152-133
Memphis Grizzlies-Phoenix Suns               114-109
New Orleans Pelicans-Boston Celtics         123-108
New York Knicks-Brooklyn Nets                 110-97
Orlando Magic-Los Angeles Clippers         97-112
Portland Trail Blazers-Indiana Pacers       139-129

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vonesat e krijimit të qeverisë së re nuk po ndikojnë…