Departamenti amerikan: Escobari është duke punuar në dialogun Kosovë-Serbi

09 nëntor 2021 | 12:11

Byroja e Çështjeve Evropiane dhe Euroazisë në kuadër të Departamentit të Shtetit Amerikan ka përgëzuar të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar lidhur me angazhimin e tij në rajon.

Në një postim në faqen zyrtare në “Twitter”, Byroja e Departamentit të Shtetit mes tjerash ka deklaruar se Escobari është duke punuar edhe në dialogun Kosovë-Serbi.

“Urime përfaqësuesit të ri special në Ballkanin Perëndimor – Gabriel Escobar! Ai tashmë është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë të lehtësuar nga BE-ja, sigurimin e pranimit rajonal në BE dhe presionin ndaj udhëheqësve të Bosnjës që të avancojnë reformat dhe të respektojnë sovranitetin/integritetin territorial të BiH”, ka shkruar Byroja e Departamentit të Shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Paul Pogba është larguar nga grumbullimi me Kombëtaren e…