Departamenti Amerikan i Mbrojtjes: Drejtori kryesor për politikat e NATO-s pati konsultime me Maqedoncin për mbrojtjen

26 shkurt 2024 | 16:48

Një delegacion amerikan nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes i kryesuar nga Alton Buland, drejtor kryesor për politikat evropiane të NATO-së në zyrën e sekretarit të Mbrojtjes, ka qëndruar të shtunën për një vizitë në Kosovë.

Ai është pritur nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Përmes një njoftimi, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, ka bërë me dije se Buland pati“konsultime dypalëshe për mbrojtjen” me shefin politik të Mbrojtjes.

Në komunikatë është thënë se “qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi i prioriteteve dhe bashkëpunimit dypalësh në aspektin e sigurisë dhe përkrahja për zbatimin e planit 10-vjeçar të FSK-së për transformimin në një forcë mbrojtëse territoriale profesionale, multi-etnike dhe ndërvepruese nga NATO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) udhëton sonte drejtë…