Deputetët bëjnë zhurmë derisa po fliste, Pacolli: Unë ndalem dhe nuk e marr më kurrë fjalën

19 korrik 2021 | 12:44

Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behxhet Pacolli, në seancën e sotme të Kuvendit ka filluar të flas për shkatërrimin e natyrës në Kosovë.

Ai ka thënë se nuk i duken të rëndësishme zhurmat që po i bëjnë deputetët në Kuvend.

“Po e shoh që keni probleme mes vete këtu, e unë pak a shumë i dua rezultate, jam njeri i rezultateve. Nuk shoh rezultate nga kjo zhurmë që po bëhet këtu. Po i kthehem një problemi të tjetër, natyra e Kosovës, ky kopsht që perëndia e ka falur për neve, është duke u shkatërruar. Nuk e di a i bie ndërmend dikujt nga qeveria me diskutuar për këtë gjë. Malet po shkatërrohen”, ka thënë Pacolli.

Të njëjtit kanë filluar t’i reagojnë deputetë nga pozita.

“Është edukatë, unë nuk ju kam ndërhy”, ka thënë fillimisht ai, derisa ka vazhduar të fliste për shkatërrimin e natyrës.

“Siç kemi pa edhe dje vërshimet në Prishtinë e rrethinë po e shkatërrojnë edhe këtë të mirë që perëndia e ka bo për ne, nuk e di a dilni prej Prishtinës me pa me çfarë brutaliteti”, ka thënë Pacolli.

Megjithatë, pasi zhurmat nuk u ndaluan, ai e ka përfunduar fjalimin e tij, duke thënë se më nuk do ta merr fjalën në Kuvend.

“Unë po ndalem dhe nuk e marrë asnjëherë fjalën”, ka përfunduar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi u ka…