Deputetët Berisha e Arifi i bashkohen grupit parlamentar të Nismës

12 korrik 2018 | 11:10

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha dhe kryetarin e Partisë së Ashkalive për Integrim, Etem Arifi të cilët ushtrojnë edhe postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Më anë të kësaj marrëveshje deputetët Berisha dhe Arifi janë pajtuar që të bashkëngjiten dhe veprojnë në kuadër të grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka uruar deputetëve Berisha dhe Etemi mirëseardhje në grupin parlamentar të kësaj partie.

Nga tani grupi parlamentar të Nismës Socialdemokrate nga gjashtë deputetë është rritur në tetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Premiera botërore për filmin artistik të regjisorit Ismet Sijarinës “Nëntor…