Dyshohet se vrau Diana Kastratin, policia publikon fotografinë e Adnon Jasharit dhe kërkon ndihmë për gjetjen e tij

06 nëntor 2026 | 15:14

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.

Adnon Jashari kërkohet nën dyshimin për vrasjen e Diana Kastratit më 18 maj 2011, në Prishtinë.

Po ashtu, vetëm pak ditë më parë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Adnon Jasharit lidhur me këtë rast.

Njoftimi i plotë i Policisë:

KËRKESË PËR BASHKËPUNIM

Policia e Kosovës, bazuar në urdhëresën e Gjykatës për seancën e datës 10 nëntor 2026, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarit Adnon Jashari, i kërkuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Kushdo që ka informacione për vendndodhjen e tij, të na njoftojë përmes adresës elektronike [email protected] ose duke u paraqitur drejtpërdrejt në stacionin më të afërt.

rt

 

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dje, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka dhuruar gjak në…