“Kush i hëngri kapelet?”, aksion simbolik për mungesën e uniformave për policinë

06 nëntor 2026 | 14:47

Lëvizja “Revolta” ka mbajtur një aksion simbolik pranë objektit të Qeverisë së Kosovës lidhur me mungesën e uniformave për policët e rinj. Aty, ata kanë paraqitur një pankartë në të cilën shfaqet ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me mbishkrimin: “Kush i hëngri kapelet?”.

“Për gjeneratën e 63-të të Policisë së Kosovës, sot do të ishte dita e pestë e punës, por fatkeqësisht Ministria nuk arriti t’i sigurojë kapelat për diplomim më 1 nëntor, prandaj e shtyu ceremoninë për 6 nëntor. Jo sepse më 6 nëntor do të vinin kapelat e reja, por sepse brenda pesë ditësh arritën të siguronin huazimin e kapelave të vjetra të policëve në detyrë, deri në përfundimin e ceremonisë”, ka njoftuar  Lëvizja “Revolta”.

Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës planifikohej të diplomonte më 1 nëntor, por diplomimi u shty për shkak të mungesës së uniformave.

CIRKU QEVERITAR “Kush i hëngri kapelet?” – Aksion simbolik për mungesën e uniformave për Policinë

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me…