Haxhiu pret në takim ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për agjendën evropiane

06 nëntor 2026 | 15:08

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Haxhiu, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se me të ka biseduar për përparësitë legjislative të Kuvendit dhe rolin e tij në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

“Diskutuam edhe për projektligjet që lidhen me Planin e Rritjes dhe rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar për shqyrtimin e tyre të mirëfilltë dhe miratimin brenda afateve të parashikuara”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, biseduam për përparësitë legjislative të Kuvendit dhe rolin e tij në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Theksova përkushtimin për të çuar përpara reformat përmes dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.

Diskutuam edhe për projektligjet që lidhen me Planin e Rritjes dhe rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar për shqyrtimin e tyre të mirëfilltë dhe miratimin brenda afateve të parashikuara.

E falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe shpreha gatishmërinë për ta zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin tonë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Artur Sylmetaj shpall të pavlefshme diplomën e lëshuar nga QK…