Deputetët do të konsumojnë ujë të ujësjellësit “Prishtina”

25 nëntor 2021 | 10:56

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka paralajmëruar se së shpejti deputetët do të konsumojnë vetëm ujë që ofron rrjeti i ujësjellësit publik.

“Një hap i vogël por me mesazh domethënës. Deputetët, posa të krijohen kushtet, do të konsumojnë vetëm ujë që ofrohet nga rrjeti publik i ujësjellësit”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

Postimi i plotë i deputetes:

Një hap i vogël por me mesazh domethënës. Deputetët, posa të krijohen kushtet, do të konsumojnë vetëm ujë që ofrohet nga rrjeti publik i ujësjellësit.

Nuk do të blihet më ujë siç është blerë më parë.

Do të pijmë ujë që vjen nga rrjeti publik sikurse pin mbi 80% e popullatës në Kosovë.

Do ta ruajmë mjedisin. Për çdo muaj në deponitë tona nuk do të hedhim rreth 5 mijë shishe të plastikës e rreth 5 mijë gota të plastikës në muaj.

Do të ulim shpenzimet e parasë publike.  Kuvendi shpenzon rreth 9 mijë euro në muaj për furnizim me ujë. Çdo vit do të kursejmë rreth 25 mijë euro.

Ky hap është vetëm një pjesë e vogël e mozaikut që duhet ta plotësojmë së bashku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria sllovake ka kërkuar falje zyrtarisht për sterilizimet e detyrueshme…