Deputetët e AAK-së diskutojnë rreth dyshimeve për keqpërdorime në MSh

28 maj 2020 | 15:34

Grupi parlamentar i AAK-së sot ka mbajtur një mbledhje të rregullt konsultative, ku janë diskutuar çështjet aktuale politike në të cilat po kalon vendi. Pas mbledhjes, për medie kanë folur tre deputetët e kësaj partie, Teuta Haxhiu, Arbër Tolaj, si dhe Albena Reshitaj.

Me këtë rast, Reshitaj, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka njoftuar se sot ky komision ka dorëzuar kërkesë në Prokurorinë e Shtetit për hetimin e dyshimeve për keqpërdorime nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), gjatë menaxhimit të pandemisë.

Ndërsa deputetja Teuta Haxhiu, ka deklaruar se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se AAK-ja do ta respektojë sido që të jetë ky vendim.

Në anën tjetër, deputeti Arbër Tolaj, duke folur për situatën në shëndetësi, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për menaxhimin e Covid-19, duke theksuar se kjo ministri ka bërë shkelje të dyfishtë kushtetuese me masat e ndërmarra.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Naomi Campbell, supermdolja e famshme, ka tërheq sërish vëmendjen me…