Deputetët e pyesin Haradinajn për emërimin e koordinatorëve

05 korrik 2018 | 12:07

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kohëve të fundit ka emëruar disa koordinatorë për sektorë të ndryshëm.

Për këtë gjë ai është kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile.

Në seancën e sotme të Kuvendit, kryeministri Haradinaj është pyetur nga deputetët rreth kësaj çështje, emërimit të koordinatorëve.

Ai ka deklaruar se përgjegjësit e koordinatorëve nuk ndërhyjnë në asnjë rast në punët e ministrive.

Sipas Haradinajt, ata kanë rol tjetër.

Kryeministri është përgjigjur vetëm për punën e Besnik Tahirit si Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Treni i plumbit “shinkansen” kushtuar “Hello Kitty”-t ka bërë “debutimin”…