Deputetët e zgjedhur betohen në Parlamentin turk

07 korrik 2018 | 16:14

Ligjvënësit turk kanë dhënë betimin në Parlament, pas zgjedhjeve të muajit të kaluar ku iu dha më shumë autoritet presidencës.

600 deputetë nga 5 parti politike u betuan të shtunën në Ankara, në mesin e tyre 259 nga partia e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Ligjvënësit opozitarë janë nga Partia Popullore Republikane, pro-kurdët, Partia Demokratike dhe Partia e Mirë.

Sistemi qeveritar i Turqisë ka ndryshuar nga ai parlamentar në ekzekutiv, duke shuar postin e kryeministrit dhe duke bërë ndryshime në përgjegjësitë e parlamentit. Kritikët brengosen se ka shumë fuqi në duart e Erdoganit.

Me ndryshimet e reja, Erdogan do të udhëheq qeverinë, zgjedh ministriat, zëvendëspresidentët dhe byrokratët, përgatit buxhetin dhe vendos poliitkat e sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit rrezikojnë shembjen e plotë të…