Deputetët kërkojnë seancë të veçantë për Luginën e Preshevës

17 qershor 2019 | 18:01

Komisioni për Arsim ka shqyrtuar të hënën kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar gjatë vizitës që ky komision dhe ai për Administratë Publike kanë bërë së fundi në Luginën e Preshevës.

Kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi, ka propozuar t’i dërgoj një letër/shkresë ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, i cili sipas tij ka për obligim të jetësojë memorandumin e mirëkuptimit në shumën prej 470 mijë euro për Luginën, ndërsa një letër tjetër i është adresuar ambasadorit të Shqipërisë që mos të vonohen mjetet financiare për Luginën, të cilat dërgohen përmes Shqipërisë.

Anëtarët e këtij komisioni kanë kërkuar që për këtë çështje të mbahet seancë e veçantë ose të thirren ministrat përgjegjës në komision.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se thirrja e ministrave dhe mbajtja e një debati parlamentar është hap i domosdoshëm që Kosova duhet ta bëjë për ta ndihmuar Luginën e Preshevës.

Ndërsa, deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka theksuar se 90 për qind e teksteve ose librave mungojnë në Luginë. Në këtë kontekst, ai ka thënë se deri në vitin e ri shkollor, kërkesa për dërgimin e librave duhet të realizohet, raporton “Ksp”.

Në anën tjetër, deputetja e Nisma Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, ka thënë se rënia e numrit të banorëve në tri komunat e Luginës tregon mosmbështetjen e Kosovës për çka e quajti të domosdoshme mbajtjen e një seance.

Edhe deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka thënë se është e rrugës të thirret një seancë dhe ministrat për të diskutuar lidhur me këtë çështje, pasi deri tash shteti i Kosovës nuk ka bërë mjaft për Luginën e Preshevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka dhënë një sqarim për…