Deputetët nuk marrin pjesë në votim për ‘gulenistët’ e dëbuar nga Kosova

16 prill 2018 | 16:52

Një pjesë e madhe e seancës së Kuvendit të Kosovës i është dedikuar procedurave të themelimit të Komisionit hetimor parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

I gjithë debati është fokusuar se kush do ta kryesojë këtë komision.

LDK-ja ishte iniciatore për këtë komision, i cili do të përbëhej nga 11 anëtarë, derisa sot ka kërkuar që të hyjë në rend dite.

Deputetët kanë diskutuar për disa orë se kush duhet ta drejtojë komisionin por, në fund nuk është arritur të hyjë si pikë e rendit të ditës, pasi ka marrë vetëm 58 vota për dhe një abstenim.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se kryesimin e Komisionit hetimor për depërtimin e shtetasve turk, mund ta kryesojnë vetëm LDK-ja dhe Vetëvendosje.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se derisa më herët janë pajtuar për një komision hetimor, tash po duket qe ka ndonjë indikacion që nuk dëshiron të fillojë punën ky komision.

Më tutje, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk janë kundër por duan të dinë se kush është kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi.

Ligji për hetimin parlamentar thotë se komisioni nuk i takon iniciuesit dhe partive në pushtet.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me…