Deputetët sot mbajnë takim me qytetarët e Prizrenit

27 prill 2018 | 08:49

Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, sot mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Prizrenit.

Takimi do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në orën 14:00.

Gjatë këtij takimi publik, qytetarët e Prizrenit do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët: Driton Selmanaj, Haxhi Avdyli, Nait Hasani, Arbër Rexhaj, Shqipe Pantina, Blerim Kuçi, Zafir Berisha, Fikrim Damka, dhe Emilija Redžepi. ​

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbi vendin tonë do të mbajë kryesisht mot me…