Deputeti Bekim Haxhiu uron komandantin e ri të FSK-së

30 nëntor 2021 | 12:57

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka uruar Bashkim Rifat Jasharin për emërimin në postin e komandantit të FSK-së.

“Urime emërimin në krye të FSK-së gjeneral Bashkim Rifat Jashari! Bashkimi si një ushtarak profesionist do ta përmbush me sukses misionin dhe idealin e familjes duke e zhvilluar dhe avancuar FSK-në me standardet ndërkombëtare, në ushtri moderne”.

“Kam besim se gjeneral Bashkim Jashari do ta kryej me nderë dhe profesionalizëm këtë detyrë, ashtu siç luftoi me familjen në realizimin e ëndrrës shekullore për liri, edhe sot në paqe do ta realizoj aspiratën tonë, anëtarësimin e FSK- së në NATO. Suksese gjeneral!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë puthja e Borës dhe Donaldit ishte kryefjala deri në…