Deputeti Brahimaj: Nuk e votoj Konjufcën për kryeministër
05 nëntor 2025
| 11:23
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar për “Blic”-in se nuk do ta votojë Glauk Konjufcën për kryeministër.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani të martën ka marrë vendimin për të mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re, pasi Lëvizja Vetëvendosje e dërgoi emrin e tij si kandidat për kryeministër.
E para e shtetit tha se e ka mandatuar Konjufcën në përputhje me Kushtetutën.



