Deputeti Dreshaj i dhuron FSK-së kamion të Ushtrisë, të modelit gjerman

04 prill 2019 | 19:12

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka vendosur që t’i bëjë një dhuratë Ushtrisë së Kosovës.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se FSK-së i ka  dhuruar një kamion të ushtrisë, model gjerman.

Postimi i plotë i tij: 

Kur janë bërë gati 3 muaj nga votimi i Ushtrisë në Kuvendin e Kosovës, kam vendosur që FSK-së në Istog t’i bëj një dhuratë të vogël. 

Nipi im, Adnani dorëzoi çelësat e kamionit të Ushtrisë, model gjerman, të cilin e kisha blerë pak vite më parë për rekreacione në Bjeshkë, që është pasioni më i madh që kam. 

Vota për Ushtrinë e Kosovës në Kuvend për mua përbën një nga aktet më emocionale e krenare që kam në jetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke folur për 70-vjetorin…