
Deputeti Elmi Reçica kujton Ditën e Dëshmorëve të Kaçanikut
10 gusht 2025
| 10:39
Sot, më 10 gusht, shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut.
Deputeti Elmi Reçica ka thënë se kjo është dita e kujtimit dhe nderimit të rënies heroike të komandantit Agim Bajrami dhe bashkëluftëtarëve të tij, dëshmorëve Besnik Begunca e Xheladin Kurtaj, të cilët ranë në altarin e lirisë për çlirimin e Kosovës.
“Dy komandantët e Brigadës 162 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Bajrami dhe Qamil Ilazi, ranë në vijën e parë të frontit, duke u bërë shembull i guximit dhe sakrificës, frymëzim për mijëra luftëtarë që luftuan deri në ditën e fitores. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar ai në “Facebook”.