Deputeti Ferat Shala takoi humanistin Halil Kastrati

12 janar 2021 | 20:36

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala është takuar me humanistin Halil Kastrati në selinë e këtij të fundit.

Shala me këtë rast ka thënë se Halil Kastrati, përmes aktiviteteve dhe projekteve të udhëhequra nga shoqata e tij ka dëshmuar që kur bëhen bashkë dëshira, vullneti dhe përkushtimi,  rezultatet nuk mungojnë

“Bamirësia e vërtetë është dëshira për të qenë të dobishëm për të tjerët pa menduar për shpërblimin”!. Takim i përzemërt dhe shumë miqësor në selinë e humanistit dhe hoxhës së nderuar Halil Kastrati. U informuam për veprimtarinë e shoqatës bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, punën dhe funskionimin e shtëpisë së pëlqeve në Gjinovc të Suharekës, dhe aktivitete tjera humanitare që po realizohen me shumë sukses nga humanisti Halil Kastrati”, ka shkruar Shala në profilin e vet në “Facebook”.

Ai tutje ka thënë se edhe pse është bërë shumë punë nga institucionet vendore në ndihmë të njerëzve në nevojë, akoma mbetët për t’u bërë. “Përkundër punës që janë duke bërë institucionet qendrore dhe lokale për t’i dalë në ndihmë njerëzve në nevojë, është dëshmuar se në shoqërinë tonë ende ka shumë raste që kanë nevojë për mbështetje dhe përkrahje nga njerëzit e vullnetit të mirë. Halili përmes aktiviteteve dhe projekteve të udhëhequra nga shoqata e tij ka dëshmuar që kur bëhen bashkë dëshira, vullneti dhe përkushtimi rezultatet nuk mungojnë”, u shpreh Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) mbajti…