Deputeti gjerman: Vuçiqi e ka gënjeshtrën element qendror të veprimeve të tij

26 shtator 2023 | 11:50

Deputeti i Bungestagut, Thomas Hacker, ka reaguar ndaj pretendimeve të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, se në Kosovë “po kryhet spastrim etnik”. Hacker ka thënë se fatkeqësisht, Aleksandër Vuçiq, gënjeshtrën e ka element qendror të veprimeve të tij.

“Akuza për spastrim etnik në Kosovë është thellësisht e rreme”, ka shkruar Hacker.

Ai tutje ka thënë se Lista Serbe duhet të dënojë ngjarjet e fundit dhe të tregojë se është e gatshme të jetë një partner konstruktiv.

“Fatkeqësisht, gënjeshtra është një element qendror i veprimeve të presidentit #Vuçiq. Akuza për spastrim etnik në #Kosovë është thellësisht e rreme. Lista Srpska duhet të dënojë ngjarjet e fundit plus të tregojë se është e gatshme të jetë një partner konstruktiv”, ka shkruar Hacker.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdon angazhimi i anëtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës…