Deputeti Hajdar Beqa kërkon legjitimitet të qeverisë Kurti

20 mars 2023 | 11:36

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Hajdar Beqa, ka komentuar Marrëveshjen dhe Aneksin e Planit Franko-Gjerman, dhe takimin e Ohrit të kryeministrit Kurti dhe Vuqiqit.

Beqa ka pyetur kryeministrin Kurti se ku kanë mbetur kauzat e mashtrimit të tij. “Albin, ku të mbetën “kauzat e mashtrimit” me te cilat erdhe ne Pushtet?! Kush do ta paguaj dëmin që ja ke shkaktuar Kosovës për 12 vite rresht, duke i kundërshtuar të gjitha marrëveshjet, madje tani edhe duke i degraduar ato (shih pikën 7: eksterritorialiteti i Kishës Ortodokse) ti po i quan fitore?!”.

“Pas takimit të Ohrit, mendoj se duhet me pas legjitimitet të ri, sepse tanimë me veprimet e kësaj qeverie të paaftë ne raport me dialogun, kanë ndryshuar rrethanat ku kjo legjislaturë dhe ky ekzekutiv nuk kanë mandat të shkojnë tutje!” ka shkruar ndër tjera Beqa në “Facebook”.

Postimi i plotë i Beqës në llogarinë e vet në “Facebook”:

Albini tha se nuk frikësohet që ta pranoj dhe nënshkruaj Marrëveshjen dhe Aneksin e Planit Franko-Gjerman, duke ditur se ne pikën 7 të saj është edhe “Zajednica” të cilën e kishte kundërshtuar duke qenë i gatshëm që ta paguante edhe me çmimin e vënies flakë institucioneve të vendit!

Albin, ku të mbetën “kauzat e mashtrimit” me te cilat erdhe ne Pushtet?! Kush do ta paguaj dëmin që ja ke shkaktuar Kosovës për 12 vite rresht, duke i kundërshtuar të gjitha marrëveshjet, madje tani edhe duke i degraduar ato (shih pikën 7: eksterritorialiteti i Kishës Ortodokse) ti po i quan fitore?!

Kryeministër, urgjentisht duhet të vish ne seancë plenare me na sqarua çfarë ka humbur dhe çfarë ka fituar Kosova me veprimet tua? Duhet të na sqarosh se a po e rikthen Serbinë ne Kosovë me planin dhe strategjinë tënde, apo nga paaftësia jote!

Pas takimit të Ohrit, mendoj se duhet me pas legjitimitet të ri, sepse tanimë me veprimet e kësaj qeverie të paaftë ne raport me dialogun, kanë ndryshuar rrethanat ku kjo legjislaturë dhe ky ekzekutiv nuk kanë mandat të shkojnë tutje!

Duhet legjitimitet i ri nga vota qytetare, e cila do të sillte në pushtet një qeveri të re, e cila përcaktim kryesor në dialog do kishte njohjen e ndërsjellët ne qendër, dhe jo “Zajednicën” si dhuratë pa asnjë kundër shpërblim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka…