Deputeti i AAK-së: Ftoj aktivistët e LV-së të mos përkrahin ide që çojnë në vëllavrasje

28 maj 2020 | 10:34

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka thënë se ideja që prej pushtetit me e përmbys shtetin, është ide dhe praktikë millosheviqiane.

Syla përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” u ka bërë thirrje aktivistëve dhe mbështetësve të LV-së që të mos përkrahin ide të tilla që çojnë në vëllavrasje.

“Breza e breza kanë luftuar që një ditë të vjen liria. Ideja që prej pushtetit me e përmbys shtetin, është ide dhe praktikë millosheviqiane. Ju bëj thirrje aktivistëve dhe mbështetësve të LVV, të cilët me mundin e sakrificën e tyre janë pjesë e historisë më të re të popullit tonë, para dhe gjatë Luftës Çlirimtare, por dhe pas lufte në shtetndërtim; të mos përkrahin ide të tilla që çojnë në vëllavrasje. Kjo tokë edhe ashtu, ende është e njomë prej gjakut të mijëra e mijëra liridashësve tonë”, ka shkruar Syla.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Click here / PDF/ Call for Invitation