Deputeti i AAK-së: Shumë njerëz thonë se Ramushi është Adem Jashari i gjallë

07 prill 2020 | 10:27

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, është përfshirë në një debat të madh me gazetarë e me politikanë të partive të tjera, duke i quajtur ata proserbë dhe prorusë. Ai në këtë grup e ka futur edhe Ramush Haradinajn, duke thënë se i përket të njëjtit grup. Por, ndaj pretendimeve të tij ka reaguar deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, i cili e ka quajtur të turpshme deklaratën e Ferajt.

Ai ka thënë se shumë njerëz thonë se Ramush Haradinaj është Adem Jashari i gjallë, ndërkohë që Feraj akuzon kaq ulët. “Shpeshherë të tjerët kanë thënë se Ramush Haradinaj është Adem Jashari i gjallë. Këtë e kanë thënë për faktin se nuk u kursye as vetë e as familja e tij. Çohet një profesor, që së paku për etikë të profesorit do të duhej të ishte më i përmbajtur, Hysamedin Feraj i Vetëvendosjes, e thotë se Ramush Haradinaj na qenka pjesë e lobit serbo-rus. Po, po! Ramush Haradinaj na qenka prorus e proserb. Marrja rëndoftë mbi ju!”, ka shkruar Syla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u është bashkuar…