Deputeti i LDK-së: Agim Veliu ishte kundër koalicionit LDK-VV

10 prill 2020 | 00:35

 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë se nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka ngarendur të futet në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Avdyli ka deklaruar se “ka fakte të mëdha” që, sipas tij, tregojnë se Agim Veliu është koordinuar me faktorë të jashtëm me qëllim prishjen e koalicionit. “Agim Veliu ka qenë kundër këtij koalicioni dhe pastaj ka kërkuar që të jetë pjesë e koalicionit. Dhe nëse unë do të isha kundër këtij koalicioni, nuk do të ngarendja tash që të futem në qeveri me PDK-në. Por, do të shikoja nga lart”, ka thënë Avdyli në “Frontal” të “T7”.

Ai ka thënë se “ka fakte shumë të mëdha, të cilat janë fakte të koordinimeve që janë bërë me faktorë edhe jashtë LDK-së me qëllimin e vetëm që të prishet ky koalicion i formuar sipas vullnetit të qytetarëve”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çështja e ndërprerjes së pagave të futbollistëve po merr gjithmonë…