Deputeti i LDK-së: Disa të LV-së për luftë kanë dëgjuar në televizor

20 nëntor 2025 | 08:31

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka folur për situatën aktuale politike në vend.

Për kritikat e LV-së, se partitë e tjera të ish-opozitës janë në sinkron në votim me Listën Serbe, Xhaferi tha se këta që po kritikojnë, për luftën kanë dëgjuar vetëm në televizor.

“Është për gjynah kur dikush i flet një Gjenerali, ne i kemi dy që kanë luftuar për këtë vend (Anton Quni dhe Fadil Hadërgjonaj). Dhe kush po iu thotë? Pra kemi ardhur në një pikë se kush po iu thotë atyre për bashkëpunim me Listën Serbe”.

“Kur i përmendim emrat e përveçëm në LVV, janë emra të përveçëm që pjesën e luftës e kanë parë vetëm në televizor. Apo kur e kam dëgjuar kryeparlamentarin kur flet për shkollimin e zotit Haradinaj. Një njeri që ka qenë në luftë, ti nuk duhesh me hy në tema të tilla. Unë nuk e kuptoj ndonjëherë se nga buron ky guxim politik për me i fy krejt eksponentët politikë”, u shpreh Xhaferi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që prej dhjetorit të vitit 1954, Asambleja e Përgjithshme e…