Deputeti i LDK-së nga Gjilani nuk jep votën për Avdullah Hotin

03 qershor 2020 | 13:36

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka abstenuar në votimin e sotëm të qeverisë që do të udhëhiqet nga Avdullah Hoti.

Në votim morën pjesë 86 deputetë, 61 deputetë votuan pro, 24 kundër dhe 1 abstenim nga deputeti nga Gjilani i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi.

Kabineti i ri i Avdullah Hotit do të ketë 16 ministri dhe 4 zëvendëskryeministra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar deputetët…