Presidenti Thaçi reagon pas votimit të Qeverisë Hoti

03 qershor 2020 | 13:33

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar deputetët e Kuvendit për votimin e qeverisë së re, që drejtohet nga kryeministri Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe për qytetarët e vendit.

“Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare. Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me ShBA-në dhe me të gjitha shtetet mike”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas plot 3 muaj nga regjimi i lockdoën dhe në…