Deputeti i LV-ja shërohet nga Covid-19

08 gusht 2020 | 11:47

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se është shëruar nga Covid-19.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Bulliqi ka thënë se nga sot mund të vazhdoj me punën dhe angazhimet që i ka lënë në gjysmë shkaku i kësaj sëmundje.

“Dua të ju informoj se tanimë unë e kalova sfidën me virusin Covid-19 dhe sipas rekomandimeve të IKSHP-së që nga sot mund të vazhdoj punën dhe angazhimet e mia aty ku i kam lënë”, ka shkruar Bulliqi.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që i kanë uruar shërim të shpejtë.

“Ju falënderoj të gjithë juve familjarë, miq dhe kolegë, që qëndruat pranë meje gjatë këtyre ditëve, duke më uruar shërim të shpejtë, mbështetje dhe kurajo që këto ditë të vështira t’i kaloj sa më lehtë”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka…