Deputeti i LV-së godet gjykatën pasi i dënoi atë dhe Manxhukën: Lirojnë terroristë, na dënuan neve

14 prill 2026 | 15:49

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka reaguar pasi është dënuar sot (e martë) nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 1 vjet e 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes e mosdurimit.

Azemi ndonëse është dënuar për një vepër të tillë, në reagimin e tij ka vazhduar me gjuhë të njëjtë. Ai ka thënë se “ ata që po i lirojnë terroristët serbë, po i dënojnë aktivistët shqiptarë”

“Ata që lirojnë terroristët serbë që gjuajnë bomba duan të na dënojnë neve aktivistëve shqiptarë vetëm sepse reaguam ndaj këtij skandali. Arlind Manxhuka dhe unë sot u dënuam nga 1 vit e 6 muaj burg, pa asnjë provë nga sistemi i vjetëruar i drejtësisë që liron terroristët serbë. Edi Zenelaj dhe Qerim Elshani u dënuan me nga 6 muaj burgim”, ka shkruar Azemi në “Facebook”.

Ai ka thënë e krejt kjo po bëhet nga “ ata që i nënshtrohen Serbisë”.

Azemi në fund ka përmendur edhe çanta me para që sipas tij “vijnë andej kufirit”.

“Pra në total 4 vite burg për ata që reagojnë kur lirohen kriminelët serbë që gjuajnë bomba e vrasin policë. Çantat që vijnë andej kufirit të Republikës kurrë nuk do të na mbyllin gojën. Rroftë Republika e Kosovës, turp atyre që lirojnë kriminelë serbë e neve na dënojnë veç pse reagojmë!”, ka përfunduar Azemi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Drenicës Kreshnik Uka, është shpallur “Ylli i javës”…