Deputeti i LV-së: Kurti punon shumë, e kam parë që shkon në shtëpi në orën dy të natës

17 janar 2024 | 13:54

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thurur lavde ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Bajqinovci ka thënë se Albin Kurti është duke punuar shumë, ku sipas tij nuk shkon në shtëpi deri në orën dy të mesnatës.

“Po e them një detaj që unë e di se diku rreth orës 2 të natës Albin Kurti shkon në shtëpi. Këtë e kam parë vet personalisht”, ka thënë Bajqinovci në “Kanal 10”.

Ai pret që Vetëvendosje të shpallet fituese e padiskutueshme edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat sipas tij do të mbahen në fund të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka njoftuar se ka…