Deputeti i LV-së: Unë do të votoj pro tërheqjes nga Trusti, por me dy kushte

19 janar 2023 | 13:49

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se është pro tërheqjes deri në 30 për qind të mjeteve nga Fondet Pensionale, por me kusht që mjetet e tërhequra të rimbursohen në një periudhë 10-vjeçare.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Rrahmani ka deklaruar se do ta prezantojë një amadament në të cilin do të përfshihej kushti i tij për rikthimin e mjeteve të tërhequra te kontributdhënësit.

Ai ka thënë se po ashtu duhet që të rregullohet çështja e tërheqjes së mjeteve nga Trusti për nevoja shëndetësore të qytetarëve.

“Sot kjo iniciativë është më ndryshe por mendoj se nuk është e duhura. Mendoj se mund të gjejmë një zgjidhje dhe të largohemi pak nga kjo retorikë. Janë disa mënyra të cilat e kanë rregulluar çështjen e rimbursimit të mjeteve në Trust dhe mendoj se mund të gjejmë një zgjidhje të përshtatshme edhe për kontributdhënësit, edhe për neve”.

“Mendoj se tërheqja e mjeteve mund të propozohet në dy raste: njëra është për trajtim shëndetësor. Në këto raste mendoj se duhet që secili prej nesh ta mbështet tërheqjen e mjeteve nga Trusti”.

“Rasti i dytë, e që besoj është fokusi se si duhet të dalim nga kjo zgjidhje, është që të përfitojë në një situatë në ditët e sotme kur gjendja ekonomike nuk është e mirë për shumë arsye, e më së paku për arsye të kësaj qeverie. Unë do të prezantoj që tërheqja e mjeteve deri në 30 për qind të kthehen si rimbursim te kontributdhënësit në një periudhë 10-vjeçare”, ka thënë Rrahmani. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian vendosi të shtojë në koleksionin e saj të…