Deputeti i PDK-së, Sveçlës: Po shpërtheu zemërimi i veteranëve të UÇK-së, s’mund të gjesh ekzaltimin as në birën e miut

17 qershor 2021 | 11:36

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Nura, ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqmenaxhim në qeverisje.

Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, ai ka folur edhe për ministrat e qeverisë, teksa më shumë fjalë ka pasur për ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Kemi parë që ka shkarkime dhe ngarkime familjarë të eksponentëve të LV-së. po e shohim edhe një ministre të Punëve të Jashtme  që po i  duartroket Serbia. E kemi parë edhe një Ministër të Punëve të Brendshme i cili përkrahë policët gangster që e nëpërkëmbën invalidin e luftës deri ia thyen edhe protezën dhe që nuk i bën përshtypje liturgjia serbe në Kosovë”, ka thënë ai.

Madje, ai ka thënë se po të shpërthej zemërimi i invalidëve të luftës, Sveçla nuk mund të gjejë ekzaltimin as në birën e miut.

“Z. Sveçla e këshillojë të mos luaj me durimin e atyre djemve sepse po shpërtheu zemërimi i tyre i garantojë se ekzaltimin nuk mund ta gjejë as në birën e miut”, ka thënë Nura, duke iu referuar rastit të arrestimit të invalidit të luftës, Faik Fazliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro vendimit për…